Ndonëse gjendet vetëm pak kilometra nga Prishtina, qyteti antik i Ulpianës ka një histori jo shumë të njohur për publikun.
Sot, në sytë e publikut, Ulpiana është vetëm një lokalitet arkeologjik, ku kohë pas kohe arkeologët gjejnë monedha, shandane e objekte interesante për syrin. Por dikur, para më shumë se 1500 vjetësh, gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, mes shekujve I dhe VI, Ulpiana ka qenë një qytet i lulëzuar që madje falë minierave përreth saj me të cilat menaxhonte, kishte marrë epitetin “Ulpiana e shndritshme”.
Që nga koha e perandorit romak Trajan, i cili bëri shumë ndërtime në qytet dhe e emërtoi atë si Ulpiana sipas emrit të tij të mes Ulpius, (Marcus Ulpius Trayanus), Ulpiana u bë një qytet shumë i pasur dhe i zhvilluar.
Pikërisht në këtë kohë, ajo mori edhe statusin e “Muncipium”-it, që ishte i dyti më i rëndësishmi për një qytet romak, pas statusit të “Kolonisë”. Në kohën e lulëzimit të saj, në Minicipium Ulpianum, kishte banjë dhe shëtitore publike me mozaikë me motive gjeometrike, tempuj paganë siç është ai me portiko, që më pas u zëvendësuan nga të tjerë kristianë, sikur bazilika paleokristiane dhe bazilika peshkopale.
Se si jetohej në Ulpianë atë kohë, mund të krijohet një përfytyrim përmes të dhënave të autorëve antikë dhe gjetjeve arkeologjike.
Historinë e Ulpianës, mund ta kuptoni më gjerësisht përmes një edicioni të veçantë për të, në emisionin COSMO të KTV-së. (b.an)