Deputetët irlandezë kanë përpiluar një projektligj në të cilin propozohet legalizimi i kanabisit për përdorim medicinal.
Projektligji në fjalë kërkon të legalizojë bimën narkotike si dhe të rregullojë tregun e produkteve me bazë kanabisi, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që vuajnë nga sëmundje të rënda si kanceri, skleroza të shumëfishta, sëmundja e fibromialgias, si dhe njerëzit që kanë dhimbje kronike shkruan Shekulli. Promotori i këtij ligji është Gino Kenny, kreu i partisë Njerëzit para fitimeve. Ai deklaroi se finalizimi i ligjit do t’u japë fuqi doktorëve për të vendosur nëse përdorimi i drogës është ose jo në përfitim të pacientëve.
Projektligji është vetëm hapi i radhës i një serie lëvizjesh të politikanëve nga mbarë bota për legalizimin e marijuanës për përdorim medicinal. Ligji në fjalë do të kalojë nga Dhoma e Ulët për në Dhomën e Përfaqësuesve e mandej në Senat./a.m.