Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar nga Gjykata e Apelit Larisa në Greqi me “Burgim të përjetshëm”.
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
Ø Sajmir Hasalla, 42 vjeç, banues në fshatin Papërr Elbasan
Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policise Elbasan pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pas njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës Larisa Greqi.
Gjykata e Apelit Larisa Greqi me vendim penal të formës së prerë e ka dënuar me burgim të përjetshëm dhe me masë administrative 50.000 euro gjobë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kiminal” parashikuar nga nenet 283/a/3, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.