Vogëlushi ishte shumë i lëvizur në klasë dhe mësuesi e përplasi pas muri, duke i thyer nofullën.
Timothy Randall Korr, është një 25- vjeçar amerikan nga Baltimora, i cili akuzohet për dhunë ndaj të miturve, pasi ka përplasur në mënyrë të përsëritur pas murit 7- vjeçarin Trayvon Grayson, duke i shkaktuar dëmtime të shumta dhe për pasojë thyerjen e nofullës.
Fëmija i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë, ndërsa mësuesi i arrestuar rrezikon deri në 85 vite burg, shkruan noa.al.
Përveç dëshmive të shokëve të vogëlushit, ishte edhe një video e sigurisë në shkollë që filmoi gjithçka ndodhi./a.k