Një burrë 25-vjeçar polak i cili u konfirmua i vdekur nga mjekët të cilët thanë se ai kishte pirë shumë vodka, u zgjua dhe e gjeti veten në morg.
Dhe në vend që të shkonte në shtëpi për të fjetur pas përvojës së tmerrshme, ai nga morgu u kthye përsëri në bar për t’ju ribashkuar grupit të miqve të tij, raporton daily mail.
Ngjarja ka ndodhur me burrin e identifikuar nga mediat si Kamil, i cili u ndje keq dhe u dërgua në spitalin në Kamienna Gora, një qytet në jug-perëndim të Polonisë.
Ai pësoi arrest kardiak dhe më pas u konfirmua i vdekur nga mjekët që e dërguan në morg.
Por pas pak ai hapi syte ne menyre te papritur dhe duket qe nuk i kishte bere fare pershtypje ambienti perreth, qe e kishin futur ne frigorifer.
U çua dhe nisi të vinte rreth e rrotull por roja u shokua kur dëgjoi zhurmat që vinin nga dhoma frigoriferike. I hapi derën dhe u përshëndet nga një burrë i gjallë, lakuriq i cili i kërkoi një batanije, shkruajnë mediat polake.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe pas një kontrolli mjekësor, Kamil u la i lirë të largohej nga morgu. 25-vjeçari shkoi drejt e në bar sërish ku e prisnin miqtë./panorama/a.k