Misioni i EURALIUS në Shqipëria ka reaguar duke mohuar lajmet për largimin shefit të zyrës në Shqipëri.
“EURALIUS u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane.
Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Pretendimet se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësisht të pasakta. Drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje.
Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtare” thuhet në njoftim.