Një familje në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet është përplasur me Policinë këtë të premte pasi nuk kanë lejuar që të prishet muri rrethues i një gardhi. Ata kanë qëlluar me gurë mbi uniformat blu teksa situata është tensionuar dhe është kërkuar shtimi i forcave të Policisë.
Mësohet se 4 persona janë shoqëruar në Komisariat. Familja pretendon se e ka me leje banesen qe ne vitin 1991. Shihni pamjet e tensionit të krijuar: