Kryeministri italian, Matteo Renzi e ka vlerësuar si veprim të gabuar mbajtjen e referendumit grek mbi kushtet e BE-së.
“Me kancelaren Merkel kemi folur gjatë për Greqinë dhe kemi rënë dakord se referendumi është një gabim”, ka thënë Renzi.
Qeveria e Romës ka deklaruar disa herë se vendi është imun ndaj krizës greke, por polemikat mes qeverisë dhe opozitës nuk kanë munguar.
Më herët gjatë muajit, Renzi u shpreh se ndërkombëtarët duhet ta ndihmojnë Greqinë, por edhe ajo nga ana e saj duhet të bëjë detyrat që i takojnë. TCH