Një ditë pasi iu gjetën 190 kg kanabis në kamionin në pronësi të tij, policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin Erjon Jovani. Gjatë një kontrolli të ushtruar në Portin e Durrësit ditën e djeshme, në kamionin me targa AA045ND të drejtuar nga shtetasi Erblin Tuka, policia gjeti dhe sekuestroi 190 kg kanabis. Në dyshemenë e mjetit u gjetën 158 pako kanabisi, ndërsa në pranga u vu drejtuesi i mjetit.
Në vijim të hetimeve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, arrestuar shtetasin Erjon Jovani, pasi dyshohet se në bashkëpunim me drejtuesin e kamionit kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.
“Jovani është pronari i mjetit, ku gjatë kontrollit të tij më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit u sekuestruan 190 kg Cannabis Sattiva. Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka (i arrestuar më datë 01.12.2016), kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se në dyshemenë e kamionit kishte disa pako.
Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
ma.me