Presidenti francez, Francois Hollande ka deklaruar gjatë një dalje në televizionin publik se nuk do të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Hollande ka bërë një deklaratë të tillë në një kohë kur brenda Partisë Socialist flitet për një përplasje mes tij dhe kryeministrit, Manuel Valls. Ky i fundit ka “kërcënuar” Hollande se do të garojë për President. Në një intervistë për Journal du Dimanche”, ai tha se do të ishte në garën brenda partisë edhe nëse Hollande do të garonte.
ma.me