FIFA ka hedhur shortin e Kupës së Konfederatave, e cila zhvillohet një vit para botërorit në vendin organizator. Shorti është hedhur sot në Akademinë e Tenisit në Kazan.
E drejtuar nga dy herë medalistja e artë olimpike Jelena Isinbajeva dhe pesë herë kampioni i Rusisë në futboll, Sergej Semak, ceremonia e shortit ndau në dy grupe skuadrat që do të ndeshen midis tyre nga 17 qershori deri më 2 korrik 2017.
Grupi A: Rusia, Zelanda e Re, Portugalia, Meksika.
Grupi B: Kampionia e Afrikës, Kili, Australia, Gjermania.
Skuadra e katërt e Grupit B do të mësohet më 5 shkurt 2017, kur luhet finalja e Kupës së Kombeve, në Gabon.
Ndeshja e hapjes do të jetë midis Rusisë e Zelandës së Re, më 17 qershor 2017, në Shën Pjetërburg.
d.i.