Ashtu si në përralla, kjo skenë magjike shfaq diçka që duket si një ndërtesë e rrethuar nga retë, por në fakt është diçka reale ku mund të shkohet vërtet.
Kështjella në Re është një ndërtesë mistike mbi një kodër të vogël pranë qytetit Ono, në Fukui, Japoni.
E ndërtuar më 1580 nga Kanamori Nagachika, një nga lordët e mëdhenj që ishin vasalë të shogunit (diktatorë ushtarakë me fuqi absolute që sundonin në Japoninë feudale në periudhën 1185-1868), kështjella e mori emrin nga retë që e rrethojnë.
Të formuara rreth bazës së saj nga lindja e diellit deri rreth orës 9 të mëngjesit, retë bëjnë të duket sikur kështjella fluturon në qiell.
Këto re formohen kur dita e mëparshme ka pasur lagështirë, ka ndryshim të madh në temperaturë midis paradites së një dite më parë dhe mëngjesit, dhe kur era nuk është shumë e fortë.
Është një pamje e rralë që shfaqet vetëm dhjetë herë në vit, nga vjeshta në pranverë.
Mirror/d.i.