Ukraina ka filluar testimin e raketave tokë-ajër mbi Detin e Zi, në perëndim të gadishullit të Krimesë.Rusia, e cila aneksoi Kriemenë në vitin 2014, në fillim të kësaj jave i quajti provokim testimet e planifikuara dhe kërcënoi se do t’i rrëzonte raketat ukrainase, transmeton Express.
Por, Agjencia e Transportit Ajror e Rusisë, ka thënë se Ukraina i ka testuar raketat më larg kufirit, duke i ulur shqetësimet e Rusisë.
Ndërkohë, një zyrtar ukrainas ka thënë se testimet kanë qenë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.Në fillim të kësaj jave, Ukraina dha një paralajmërim duke shpjeguar se një zonë në veri të Detit të Zi aeroplanët duhet ta shmangin gjatë të enjtes dhe premtes. (b.an)