1934 – Në Leningrad u vra Sergei Kirov, bashkëpunëtor i ngushtë i Stalinit, anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Sovjetike. Vrasja e Kirov ishte momenti i Stalinit për të filluar me përleshje të ashpra me kundërshtarët.
1936 – Vdiq shkrimtari italian Luigi Pirandello , fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1934, një nga dramaturgët më të rëndësishëm të shekullit XX, i cili i ka hapur rrugë të reja të dramaturgjisë moderne. 44 dramat e tij janë përfshirë nën titullin “Maskat e hequra”, më të njohura janë “Xhakomino”, “Henri IV”, “Gjashtë njerëz në kërkim të një Autori.”
1973 – Vdiq burri i shtetit izraelit David Ben Gurion, lideri i luftës për të krijuar shtetin e Izraelit dhe kryeministër i parë i saj më 1948-53 dhe përsëri më 1955-1963. (b.an)