Një përpjekje që bie ndesh me interesin kombëtar e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, tentativën e PD-së për të bllokuar Vettingun, ligjin kryesor dhe kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Kryeministri i është drejtuar edhe “lëvizjes” së fundit të PD për ridërgimin e ligjit të Vettingut me argumentin se ajo që ka dërguar Kushtetuesja në Komisionin e Venecias është e keqpërkthyer. Rama e ka cilësuar këtë si një “humbje” në përkthim të PD-së, e cila sipas tij është një përkthim që tregon rrugën e ankthit ku është zhytur opozita.
Në kundërpërgjigje është çuar ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka deklaruar se kjo është një organizatë kriminale dhe jo një qeveri e popullit. Në vijim Berisha ka dhënë sipas tij arsyet se përse vendi nuk ka hapur ende negociatat me BE-në, duke thënë se shkaku kryesor është mungesa e konsensusit me opozitën dhe fakti se shumë Ministri të Brendshme të vendeve të BE-së kanë nxjerrë kartonin e kuq për vendin tonë për shkak të krimit dhe kanabizimit të Shqipërisë.
“Që ju nuk e doni vettingun kjo nuk diskutohet, por që do të arrinit në pikën që ndoqët, kjo është një gjë që ka parakaluar parashikimiet.
Fajin e ka përkthyesi, por në fakt përkthimi ku keni humbur ju, është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi! Ju mbase nuk keni faj, unë mendoj që shumica juaj nuk ka faj sepse nuk ka lidhje… por që largimi i gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ju duket që hap derën e obobushme, kjo është shumë e qartë!
Vetëm se shqiptarëve nuk mund t’ju thoni asgjë më, përderisa i keni dalë haptas përpara dhe i keni zë rrugën zbatimit të vettingut, pa e carë kokën fare se kjo është mur në hapjen e negociatave të vendit me BE.
Jua kam thënë këtu, a ju kam thënë këtu se do të vini ta votoni që të gjithë dhe të mos i bini vërdallë, dhe do të vini në rresht, sic erdhët, dhe do ta votonit që të gjithë… pavarësisht se kur erdhët e kishit kokën poshtë dhe kartonin jeshil lart!
Ju nuk e ndaloni dot zbatimin e reformës në drejtësi. Thjesht do ta vononi dhe do ta paguani në zgjedhjet e ardhshme. Shgqetësohem se vonesa i lën një fsaturë të rëndë shqipërisë, kjo është cështje mirëfilli e interesit kombëtar të Shqipërisë.
Juve smund tju them kurrë antishqiptar se ju nuk keni lidhje me të, por problemi është që kjo që ju bëni me reformës, është thellësisht antishqiptare!
Pa diskutim, ky është një akt antikombëtar, i pastër!
“Nuk keni shans të ndaloni reformën në drejtësi. Ne do vazhdojmë ta financojmë se jemi të bindur që do ta vononi po s’keni shans ta pengoni. Nuk e ndaloni dot zbatimin e reformës në drejtësi, ju do ta vononi dhe do ta paguani si frëngu pulën vonesën në zgjedhjet e ardhshme, nuk shqetësohem për këtë,por se vonesa i lë faturë të rëndë vendit. Mund ta pengoni deri në vetëmohim por vetëmohimi juaj do vijë më shpejt se sa mendoni ju, nëse do vazhdoni t’i bëheni barrë Shqipërisë…Para kemi një rrugë pa kthim, pavarësisht se kush na shtrihet në rrugë përpara. Nuk kemi ç’bëjmë, iu përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta”- tha Rama./java/a.k
REAGIMI I BERISHËS
“Sot këtu Nastradini i shkarravinave që nuk di se çfarë është GDP-ja… mnos më shih ashtu, se ta faktoj tani këtu në vend… u thot shqiptarëve se, këtë vit do të investojmë 3% të GDP-së në Shëndetësi, dhe pastaj thotë 53 mln dollare! Kaq është për injorantin 3 përqindëshi i GDP-së! Pra të dashur qytetarë, 3 përqindëshi i këtij është 53 milionë dollarë.
Vijmë tani tek kompleksi i tij për rrugët. Sëmuret në cdo udhëtim që bën nga rruga! E zen rruga! Jo nga problemet vestibulare, por nga ato psiqike! Sëmuret sepse e din që rrugët nuk i ka të tijat! Kanë ndërtuar tha 900 km rrugë, e meqenëse tha, unë do t’i lexoj atij vetëm rrugët e qarkut ku është deputet.
Unë u ndala në disa shembuj, por nuk janë këto më dramatiket. Dramatik është dështimi i tij i plotë për hapjen e negociatave me BE-në. Ky është dështimi i tmerrshëm që lëndon në shpirt, në ëndrrën, në vizion, në shpresë e besim cdo qytetar shqiptar. Unë jua them juve të dashur qytetarë, se gjatë këtyre tre viteve Shqipëria kishte cdo potencial për të përparuar, për të pas shënuar progres të ndjeshëm në kapitujt e parë të negociatave. Kishte cdo shans dhe mundësi, sepse kemi ngelur tek të fundit… por këto shanse i shkelmoi në shkallën më të lartë të papërgjegjshëmrisë, Edi Rama.
Këta nuk njohin interes tjetër përveç interesit personal. Pse nuk u hapën negociatat. Shkaku më themelor është varrosja e konsensusit nga Edi Rama. Zonja që e priti ja tha në ftyrë para kombit gjerman e shqiptar. Marrëdhëniet politike brenda vendit! Konsensusi do të ishte garancia absolute për hapjen e negociatave. Po cila është arsyeja e dytë e madhe? Jua e them është krimi! Dhe dijeni mirë, se janë jo një po disa ministri të vendeve të BE-së që kanë nxjerrë kartonin e kuq.”-tha Berisha./JAVA/a.k