Ngjarja e rëndë që tronditi Kuçovën, ku një burrë 57 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshorten, nënën e tre fëmijë mësohet se ka ardhur si shkak i kushteve të rënda ekonomike në të cilën jetonte familja.
Familjarë të Rruzhdi Luzit kanë pohuar se vrasja ka qenë pikërisht pas grindjes ër gjendjen ekonomike të familjes që i siguronte të ardhurat vetëm nga shitja e ullinjve. “Vrasja s’ka qenë për motive xhelozie. Çifti kishte probleme ekonomike. Autorit dhe viktima ishin të papunë dhe kishin tre fëmijë.
I siguronin të ardhurat vetëm nga tregtimi i ullinjve”, thanë të afërmit e viktimës që sipas tyre ka qenë vetë bashkëshorti që ka njoftuar policinë pas vrasjes me thikë bashkëshorten’, kanë thënë ata për Balkanweb.
Mësohet se autori ka punuar në komunën Kozarë, nga e cila është pushuar para disa vitesh dhe ka vijuar të ishte ende i papunë. Sipas dëshmive të para të të afërmve, mësohet se fëmijët janë zgjuar në momentet kur ka ardhur policia, çka ka sjellë edhe një tronditje të tyre nga gjithë kjo ngjarje e rëndë. /a.m.