Udhëheqësit e Juventusit janë duke kërkuar ende pasardhësin e Paul Pogbas, i cili gjatë verës u transferua te Manchester United.
Sipas Calciomercatos.com, kampionët e Italisë synojnë që gjatë janarit të sjellin dy mesfushorë në Torino.
Një nga alternativat është ylli i Manchester Cityt, Yaya Toure. Ky i fundit para disa javë është rikthyer në ekip pasi kishte prishur raportet me Pep Guardiolan.
Pikërisht raportet e këqija mes Toures dhe Guardiolas do të mundohet t’i shtetëzoj Juventusi për ta transferuar yllin nga Bregu i Fildishtë. /a.m.