• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të hiperbolizohet romani eseistik i Kalvinos?!

by Java News
01/07/2015 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Të lexosh, do të thotë të zhvishesh nga çdo qëllim dhe vendim që ke marrë, për të qenë i gatshëm të kapësh një zë që s’dihet se nga vjen, nga ndonjë vend përtej librit, përtej autorit, përtej parimeve të të shkruarit: nga diçka e pathënë, nga diçka që bota nuk e ka thënë ende për veten e saj, pasi nuk ka gjetur fjalët e duhura për t’u shprehur“. (Italo Calvino “Nëse një natë dimri një udhëtar…”, f 259, “Dudaj”)

Romani i përket trajtimit të një forme te re, që autori i njohur italian me aftësitë e tij të mëdha në teknikën e të shkruarit, na i ka sjellë duke na dhuruar dhe një aspekt nga mënyra vetjake e punës. Problemi themelor: lexuesi. Në fakt, si atëherë dhe tani mbetet njësoj. Në Shqipëri, fill pas botimit nga “Dudaj”, “Nëse një natë dimri një udhëtar…” është shoqëruar me fjalët më të jashtëzakonshme. Të kuptohemi, libri është brohoritur shumë por ka gati katër dekada që është botuar, në një realitet që ka ndryshuar shumë prej asaj kohe.  Gjithsesi, qëllimi ynë është t’ju themi lexuesve se: ju lutem, mos e fashinoni, pasi për shumicën e njerëzve romani është krejt i palexueshëm. I shkruar mrekullisht dhe i përkthyer bukur, por bash i lodhshëm. Është e kuptueshme sesa shkruan këtë fjali do të hidhen në fyt dhe fjalia më e rëndomtë që do të përplasin fytyrës do jetë thjesht kjo: Kush je ti, që gjykon? Përgjigja do jetë lakonike: jam një lexues që nuk e kam të gjithë komoditetin që kërkonte dikur Italo; sot nuk e lë dot botën të bjerret dhe nuk e mbyll dot derën; nuk iki dot atje ku nuk arrin zhurma dhe nuk kam çfarë t’i bëj televizorit, por personazhet e tua dhe fillimet, që më propozon kudo janë shumë më të hallakatura se unë.

Vetë Italo duhet ta ketë ditur të gjithën këtë, pasi kur ti e merr mundimin e lodhshëm ta lexosh këtë përpjekje të tij fikshën-eseistik, është njësoj si të marrësh e të shkosh në kovahçanë dhe ta shikosh kovaçin gjithë ditën duke punuar pa marrë parasysh mërzitinë, që e shoqëron të gjithë procesin. Duke u kthyer tek romani ynë: ai nuk i përshtat të gjithë ato kushte që të propozohen dhe të kërkohen dhe mbi të gjitha: të lexosh një roman bashkëkohor me kushtet e një njeriu të dikurshëm, që kur lexonte librin quhej një eveniment, sot është e pamundur. Ti duhet të vjedhësh kohë për të lexuar, në kurriz të vjedhjeve të tjera syresh. Tashmë, ajo që lexon është thjesht një përpjekje për të parë sesa mund të lehtësohesh nga e përditshmja; çfarë mund të gjesh aty, që të të zhdukë nga kjo botë ku robtohesh përditë nga pak e nga pak deri në strapacim; dhe sa mund të fitosh nga kjo qetësi që do të rrëmbejë jo pak kohë nga ritmi yt i leximit.

Megjithatë, libri përbën dhe i paraprin formës së një letërsie, derivate të së cilës tashmë po e pushtojnë Evropën dhe që narracioni mundohet të fusë elementë të narracionit tënd, të shtresëzimit dhe të gjesh vazhdimisht kundërthënie. Italo Kalvino e lodh pafund lexuesin me përvoja dhe me grackat që i ngre në çdo çast dhe që do t’i tregojë se ç’duhet të bëj. Por tek e fundit, a nuk është ai një nga misionet e letërsisë që të përcjellë përvoja por edhe ta edukojë lexuesin e saj! Në një rast të tillë, duket sikur e ndjek lexuesin dhe në vend të shkrimtarit ke Edgar Allan Poen me “Korbin” e tij…dhe ritmin në fund të çdo strofe: And nothing more, evermore….

Nëse letërsia po i kalon shtigjet e veta dhe po futet në zhanret e tjera duke bashkuar bashkë memurët, ditarin, reportazhin, fikshënin real, atëherë a duhet të themi se ka lindur një gjini e re! Ç’mund të presësh nëse të gjitha gjinitë e artit përzihen kështu? Por ato kanë filluar tani: Shiko hip-hopin mund të thotë dikush, por sa shkon ajo te njerëzit. Shkon shumë, thonë të tjerët…

Jemi para kërkesave për një publik të ri dhe për të mos e vdekur letërsinë, në këtë rast Italon duhet ta vlerësojmë, për aq sa na lejohet të marrim në gojë një nga mjeshtrat e letërsisë, por edhe mund të mbrohemi me ato themele që mbrojnë letërsinë. A duhen respektuar kanonet në art? Nëse kanonet prishen atëherë pse duhet të lexojmë më letërsi! Kjo po e lodh lexuesin e sotëm, që përballet me përpjekje ku përzihen të gjithë zhanret me një rokoko shumë të lodhshme. E kjo bën që në masë njerëzit të mos kuptojnë për asnjë lloj arsye. Ca më tepër në Shqipëri ku kanë mangësi të mëdha në gjinitë e tjera të artit, pa të cilat është e vështirë të kuptosh një letërsi të tillë. E megjithatë, për libra si ky i Kalvinos, e ke betejën e humbur edhe sepse ngado rrethohesh me konstatimin: Kjo është letërsi e madhe. Pikë. Po pse është? Mbase ngaqë vetë Kalvino është në mendjen e një lexuesi që flet në frymën e providencës, me atë përpjekje të madhe, që pak kush e ka bërë më parë.

Në fund, duhet të themi se jemi krenar që e kemi këtë libër, paçka fjalëve, që përdorëm si kritikë. Ky libër të kënaq se ke librin e mirë të Italos, që ka shkruar në një drejtim, ku pakkush shkoi në kohë të vet; se është përkthyer mirë në shqip; dhe se ai që do të shkruaj ka mundësi të mësojë sesi shkrimtari i madh i shikon lexuesit e tij, që shpesh ngatërrohen me personazhet, që i ngatërrojmë edhe vetë e takohemi pastaj me të gjitha. Por sa mundet një libër që të përmbushë atë mision? Në kohën që sot jetojmë mungojnë vlerat përcaktuese me të cilat mund të flasësh për ndonjë roman dhe shpesh e thjesht duket më shumë një mënyrë që përmbush vetë autorin sesa ne. Ndaj sa më e sofistikuar është gjuha, aq më e lodhshme është për lexuesit. Pse atëherë duhet të lexojmë për një laborator, kur duam një subjekt, një mënyrë pune, një zgjedhje? Atëherë le të krijojmë kanone të tjera në letërsie. Por a na e dha vallë Kalvino një mundësi të re? Kam frikë se jo. Në këtë nivel ku janë letrat tona, ende jemi larg. Dhe, sa për publikun tonë, ky libër i mrekullueshëm vërtetë të lodh…

Next Post

Ekskluzive/ Erza, shqiptarja që mahniti Francën këndon “Kuq e zi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In