Të cilat do të nisin të shqyrtohen brenda pak ditëve. Në mungesë të qartësisë nëse opozita do të bashkëpunojë sërish për reformën duke shtyrë në këtë mënyrë dhe mandatin e komisionit Xhafa, një ndër opsionet është dhe miratimi i të gjitha nismave në komisionin e ligjeve.
“Ata janë gjithmonë të paparashikueshëm. Besoj se këto janë ditët e fundit që mbi 20 projektligje nga të cilat gjysma janë shumë të rëndësishëm për procesin të mëtejshëm, të administrohen, të depozitohen, për t’iu nënshtruar procesit normal në komisionin e posaçëm parlamentare apo në Komisionin e Ligjeve, kjo ka pak rëndësi.
Por është shumë e rëndësishme për t’i hapur rrugën procesit parlamentar në komision dhe më pas seancës plenare për t’i miratuar. Është një paketë projektligjesh shumë e rëndësishme” tha Xhafaj.
Një ndër ligjet që pritet të shkaktojnë më shumë debat tek paketa e re është ai anti-mafia, i cili përshtatet sipas SPAK-ut.
Ndërsa ndër nismat e reja që do të nisin të shqyrtohen brenda dhjetorit janë Kodi Penal, ai i Procedurës Penale, Procedurës Civile, projektligji për avokatinë, noterinë, për avokaturën e shtetit, kodi për drejtesinë e të miturve, projektligji për përmbarimin, etj.