Prej shumë kohësh njëri ndër debatet më të përfolur në SHBA, mbase ka marrë një përgjigje… Donald Trump do të heqë dorë nga pasuritë dhe bizneset e tij për t;ju përkushtuar Shtëpisë së Bardhë dhe Presidencës.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur përmes twitterit Donald Trump, i cili ka shkruar
“Teksa po shkruaj, dokumentat ligjore janë duke u përfunduar, të cilat më nxjerrin mua plotësisht nga biznesi dhe operimi me to. Presidenca është një detyrë shumë herë më e rëndësishme.”
Por pavarësisht se multimilioneri Donald Trump ka deklaruar se do të heqë dorë nga bizneset e tij të pafundme, mbetet akoma e qartë mënyra sesi. Kjo pasi shumë herë vetë Trump ka thënë se bizneset do ja lërë në dorë fëmijëve të tij, një praktikë kjo mjaft e kritikuar nga media apo ekspertët e këtyre çështjeve. Ajo që këta të fundit kanë sugjeruar është shitja e aksioneve të të gjitha kompanive të tij personave të tretë, që nuk kanë asnjë lloj lidhje fisnore apo familjare me Trump… një praktikë e njohur si “The Blind Trust”./java/a.k