Në një foto artistike që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, pjesë e ekspozitës së tij të fundit në New York, Rama ka zgjedhur në fakt jo të përshkruaje kuptimin e saj, por të replikojë me komentuesit.
Në të vetmen replikë që ka bërë me një komentues nga qyteti i Vlorës, Rama jep këshilla, por njëkohësisht edhe lajmin se aktualisht në vendin tonë në zyrat e punës janë edhe 27 mijë vende të lira pune.
Replikat
Komentuesi: Te lumte ty kryeminister ne te tjeret na le pa pune
Rama: Miremengjes Fitim, ku e pret punen, ketu ne facebook? Ke shkuar tek zyra e punes apo je ne Milano? Nese je ne Vlore siç shkruan, te sugjeroj te shkosh tek zyra e punes. Vetem ne zyrat tona te punes aktualisht 27 mije vende te lira. Kurajo dhe sukses!
Komentuesi: Se kur je mire nga hallet dhe mbetjet urbane te duken art….. hahahaha hallall… une nuk jam personifikimi i bukurise po kur isha pa halle me dukej vetja king.
Komentuesi: Diten e paske zen me stres Zoti Rama !!!
express/a.k