Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një gruaje italiane është arrestuar nga policia e Barit.
Viktima Rosa Maria Radicci, 71-vjeçe u gjet e mbytur në 13 nëntor në banesën e saj. Nga hetimet e kryera gjatë këtyre ditëve, gjithë dyshimet bien mbi shqiptarin, i cili kishte njohje me viktimën dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur për hakmarrje personale.
I dyshuari me moshë 29- vjeçare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua ditën e djeshme, pas provave që çonin drejt tij. Ai dyshohet se e ka mbytur të moshuarën me duar në qafë dhe më pas kokën ia ka futur në qese, për t’i zënë frymën
Gruaja u gjet në sallonin e shtëpisë e pajetë, ndërsa koka e saj ishte futur në qese plastike dhe ishte ngjitur me ngjitës.
Duart e gruas me emrin Rosa Maria Radicci ishin me shenja gjaku dhe dyshohet se ajo mund të jetë vrarë gjatë përleshjes me të dyshuarin, shkruan noa. Gruaja e ve, jetonte e vetme në një vilë buzë detit. Policia e gjeti gruan me rroba shtëpie dhe me pantofla, ndërsa dyshohet të jetë vrarë gjatë mesditës. Alarmi për vdekjen e saj u dha nga e bija, e cila kishte folur në mëngjes me të por që nga mesdita e 13 nëntorit nuk arrinte më të kishte kontakt./a.k