Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa së shpejti do të bëhen prindër. Është vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës që bëri të ditur deklaratën e bujshme, i ftuar në emisionin “Pasdite me Rudinën”. I pyetur nëse çifti simpatik kishte në plan që të bëheshin së shpejti me fëmijë, Veliaj nënvizoi se së bashku me Ajolën bashkëshorten e tij kanë menduar që vitin tjetër të kenë një fëmijë. I pyetur më së shumti rreth jetës së tij familjare dhe kohës që i merr edhe puna e lodhshme e Bashkisë, Veliaj tha se për këtë gjithmonë ka ndjerë mbështetjen e bashkëshortes në çdo hap që ka ndërmarrë.
Po ashtu ai lavdëroi Ajolën se është një kuzhinere mjaft e zonja. Sepse kot nuk thonë “Dashuria vjen nga stomaku”. Çifti i njohur dhe simpatik prej 10 vitesh janë së bashku, ndërsa 2 vjet më parë kurorëzuan dashurinë me martesë. /MA.ME