PSG sot ka njoftuar UEFA-n se ka ndarë 40 milionë për ta ndihmuar klubin e Chapecoenses pas aksidentit të tmerrshëm ajror.
Kampionët e Francës kanë vendosur ta bëjnë këtë për ta mbajtur të gjallë klubin që ka përjetuar njërën ndër tragjeditë më të mëdha të futbollit.
Lajmi ka filluar të konfirmohet nga mediumet e njohura evropiane.
Chapecoense ishte duke udhëtuar për ta zhvilluar finalen e Suda America për në Kolumbi.
Edhe klubet si Barcelona dhe Real Madrid kanë mbajtur nga një minutë heshtje, por ende nuk dihet se a do ta ndihmojë klubin sikurse që ka bërë PSG. (b.an)
-*-*