Edita Tahiri si kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë për gazetën “Zëri” se moszbatimi i kësaj marrëveshjeje po i shkakton humbje të mëdha vendit nga operimi i operatorëve ilegalë serbë.
Tahiri ka thënë se Serbia prej pas luftës i shfrytëzon linjat e Kosovës për tranzacionin e energjisë, pra, sipas saj, Serbia kur transmeton energjinë në vendet e tjera e që kalon nëpër Kosovë duke i shfrytëzuar rrugët tona të energjisë. Ajo thotë se edhe Marrëveshja për Energjinë, përkatësisht fillimi i punës së KOSTT-it si operator i pavarur, është bllokuar nga Serbia tash e një vit e gjysmë. Por, ajo nuk ka treguar nëse ka paraqitur ketë shqetësim edhe një herë në Bruksel, shkruan “Zeri.Info”.
Tahiri më tej ka shtruar se nëse Serbia dëshiron të përparojë drejt Bashkimit Evropian dhe t’i hapë kapitujt me Bashkimin Evropian, atëherë do t’i zbatojë marrëveshjet, shkruan “Zeri.Info”. (b.an)