Një qytetar është revoltuar keq me policët që po vëzhgonin shkeljet në pedonalen e qytetit të Fierit.
Qytetari ka vënë re se policët u kanë vënë gjobë vetëm disa prej automjeteve që kishin ndaluar në vendin e gabuar.
“Policët e Fierit që i vendosin gjobat me mik”, shkruan raportuesi teksa nis videon në redaksinë e Jeta Osh Qef.
“O polic, po ktij pse s’ja vini gjobën? Pse nuk ja vini gjobën ktij? O djali, o policiii, o hajde ktu vë gjobën eee. Hajdeni o t’fortë, hajde vini gjobën. O polic…”, kështu u drejtohet qytetari i revoltuar policëve.
Por, njëri nga policët fillimisht ka thënë “hajt se flasim”, më pas qytetari i ndjek, ndësa ata e injorojnë deri në një moment kur njëri nga ta thotë: “Ik o çun, ke zyrën atje. Shko ankohu”. Më poshtë videoja e plotë ku duket qartë revoltimi i qytetarit që u kërkon llogari policëve:/joq/a.k