Gjashtë persona të arrestuar dhe një ton marijuanë e sekuestruar ishte bilanci i një operacioni të policisë italiane në Katania.
Mes të arrestuarve nuk ka asnjë shqiptar, por autoritetet italiane theksojnë se lënda narkotike vinte direkt nga Shqipëria.
Policia ishte vënë në alarm pasi kishte marrë informacion për mbërritjen e një sasie të madhe droge më 25 nëntor.
Një ditë më parë dy prej të arrestuarve ishin parë afër portit në Kalabri, të cilët u ndoqën nga një kamion Nissan Atleon me shofer italian, i ngarkuar me kanabis nga Shqipëria që kishte zbarkuar në Puglia, raporton panorama.
Policia ndërhyri menjëherë duke zbuluar brenda kamionit një ton marijuanë. Sipas përllogaritjeve nga shitja e lëndës narkotike në tregun italian, do të nxirreshin 3 milionë euro fitime./a.k