Juristi dhe analisti nga Kosova Dastid Pallaska i është përgjigjur ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili javën e kaluar kishte deklaruar se ata që flasin për komb kosovar janë titistë e jugosllavë.
Pallaska, në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini ka thënë se Berisha është person që politikisht ka vdekur, e po mundon të rikthehet duke keqpërdorur kombin.
“Një njeri i cili e ka mbajt luftën e Millosheviqit në Kroaci dhe në Bosnje, me furnizim me naftë (në kohën kur e gjithë ish-Jugosllavia ka qenë nën sanksione ndërkombëtare), me të mbajt sot fjalim për shqiptarinë, mundet me qenë pjesë e ndonjë emisioni humoristik “, ka deklaruar Pallaska.
*Dastid Pallaska