Pas shumë javë hetimesh, policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, 23 dhe 24 vjeç me akuzën e grabitjes me dhunë.
Ngjarja ka ndodhur 13 shtatorin e vitit të kaluar, ku dy të rinjtë klandestinë i kanë grabitur një orë Rolex si dhe makinën një pensionisti 70-vjeçar orëndreqës.
I pari u arrestua në Rezzato, ndërsa tjetrin në aeroportin e Orio al Serio, ndërsa tentonte që të udhëtonte për në Gjermani.
Të dy këta persona, bashkë me një tjetër, kanë dhunuar pensionistin në Brescia duke i marrë çelësat e kasafortës ku mbante orën Rolex si dhe më pas i kanë vjedhur dhe makinën shkruan Panorama. Por, policia arriti t’i kapte ata përmes përgjimit të telefonit dhe nga kamerat e sigurisë. Hetuesit po punojnë për identifikimin e bashkëpunëtorit./a.m.