Në një megaoperacion të koduar “Himera”, policia greke ka shkatërruar një grup kriminal në fushën e kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mësohet se kreu i grupit ishte një shqiptar, i njohur me emrin “Genti”, i cili jeton në Shqipëri.
Pas hetimit disamujor janë arrestuar 59 shtetas, por mësohet se grupi kriminal përbëhet nga 146 persona.
Grupi kontrollonte 35 % të tregut të shpërndarjes së drogës në Athinë, dhe ishte i ndarë në 7 nivele hierarkike në varësi të detyrave që kryenin. Një tjetër detaj nga mënyra sesi vepronte ky grup, është se, në pakot e drogës që vinin nga Shqipëria vendosnin nga një kartë bixhozi. Hetimet zgjaten 8 muaj nga 6 oficerë që filmuan çdo lëvizje të grupit.
Kodet e grupit ishin (majtas fjala-djathtas kodi i përdorur nga grupi):
Para – Letra
Kokainë – Qumësht, Kos, Miell, Pule
Marijuanë- Ndriçues, Zabon
Burg – Shkollë
Armë – Makineri
Peshore – Vegël
Shteti – Policia
Pritet që pas goditjes së këtij grupi të ulet me 40 % niveli i shpërndarjes së drogës në Athinë. Mësohet se çmimi i një kilogrami marijuanë shkonte nga 1200-2300 euro.
* “Himera”, emri me të cilin u kodua operacioni, është një kafshë e mitologjisë greke, shumë e fuqishme, e cila nxirrte zjarr nga goja, kishte trup keci, kokë luani dhe bisht gjarpri.
HETIMET LIDHIN GRUPUIN KRIMINAL ME VRASJEN E SHQIPTARIT RIGERT DËERVISHI NË ATHINE MË 13 NËNTOR
Hetimet e policisë greke pas shkatërrimit të bandës që vepronte në Athinë, kanë hedhur dritë edhe mbi një tjetër ngjarje të ndodhur në kryeqyteti grek më 13 nëntor. Një 32-vjeçar shqiptar, Rigert Dervishi mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa në atë kohë u tha se ishte një atentat që i ishte bërë të riut.
Mësohet se në momentin e ngjarjes, në makinën ku mbeti i vrarë Dervishi, udhëtonte edhe një 36-vjeçar, i cili me sa duket ishte objektivi i atentatit.
Këtij të fundit, i cili dyshohet se është pjesë e bandës kriminale që shkatërruar tashmë nga policia, i është bërë atentat edhe me herët. Në 14 shtator 2016, ky grup i ka vendosur bombe me telekomandë 36-vjecarit shqiptar që kishin shënjestër, edhe të atentatit të 13 nëntorit në lagjet “Keratsini”, ku mbeti i vrarë Rigert Dervishi.
Në atë kohë, 36-vjeçari ndodhej në makinë me gruan dhe vajzën e tij 5 vjeç, të cilat mbeten të plagosura.
Sipas policisë greke, 36-vjeçarit iu bë atentat për shkak të një borxhi që grupi i kishte furnitorëve të drogës nga Shqipëria.
Hetimet pas ngjarjes së 13 nëntorit treguar se Rigert Dervishi nuk kishte dosje policore, dhe nuk kishte konflikte të mëhershme. Ai punonte në ndërtim, kishte 3 fëmijë dhe ishte familjar e miqësor. Ndërsa 36-vjeçari, i cili udhëtonte me të, ishte precedentë për trafik droge.
Kur u mor në pyetje nga policia greke, 36-vjecari tha se “Shoferi (Rigerti) pati një zënkë para se ta vrisnin”, duke u përpjekur të ndryshonte pistat e hetimet, me qëllim që të mos mësohej se ishte ai objektiv i atentatit raporton BW.
Megjithatë, alibia e tij nuk u vërtetua, dhe hetimet e mëtejshme treguar se Rigert Dervishi ishte vrarë gabimisht, pasi autorët kishin ngatërruar objektivin./a.m.