Ish socialisti Ben Blushi ka komentuar takimin e Ramës me Kancelaren Merkel në Gjermani, duke thënë se kryeministri I Shqipërisë ishte mbase personi më i palumtur në ditën e pavarësisë së vendit dhe dukej si një nxënës i paaftë. Kreu i LIBRA-s shkruan në rrjetin e tij social se ka ardhur koha që ai të kuptojë se në Europë nuk mund të shojmë me barcaleta bajate, por vetëm me punë.
500 VJET RRUGË DHE NUK ARRIJMË DOT
Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet.
Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë.
Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që s’ka bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim.
Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na çojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate! Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!/java/a.k