Deputeti socialist Taulant Balla reagoi pas konferencës për shyp Rama-Merkel. Referuar deklaratës së kancelares gjermane, Balla tha se Gjermania zyrtare njohu hapat për realizimin e 5 prioriteteve.
Ja deklarata e Ballës:
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte e qarte ne mbeshtetje te reformave te ndermarra nga Qeveria jone, njohu hapat e rendesishem ne permbushjen e 5 prioriteteve te percaktuara nga Komisioni dhe theksoi vazhdimin ne kete rruge.
Angela Merkel: “Është e rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë. Komisioni Europian ka përmendur 5 prioritete. Unë mendoj se në këto janë arritur ndryshime të rëndësishme”.
Ky eshte pozicioni zyrtar i Gjermanise.
Faleminderit Kancelares Federale!
Faleminderit Gjermanise per mbeshtetjen!
/a.m.