Revista prestigjoze “The Times” i Kuwait në një artikull special dedikuar Shqipërisë me rastin e festave kombëtare, e cilëson Shqipërinë një vend për t’u dashur e eksploruar më shumë.
Në shkrimin e publikuar sot, Shqipëria cilësohet si një vend i vogël mesdhetar me natyrë të virgjër, ku misteret kulturore kombinohen për të krijuar një ndjenjë të veçantë të vendit. Më tej, shkrimi vë në dukje se shqiptarët janë mikpritës, ndaj edhe vizitorët janë të mirëpritur si mysafirë, si pjesë e traditave dhe kulturës Shqiptare, ku çdo udhëtar ndjehet si në shtëpi, ndaj dhe meriton të duhet ende më shumë si vend. “Zemra dhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, me klubet e saj, baret, kafetë dhe tavernat është e vlefshme për ta eksploruar si ditën ashtu edhe natën. Dikush mund të fillojë duke vizituar muzeumet apo pika kyçe të tilla si Sheshi Skënderbej, Xhaminë Et’hem Beut dhe 35 m të lartë Kullën e Sahatit (watch Tower), e ndërtuar në vitin 1822 .Varri monumental i Kapllan Pashës dhe Ura e Tabakëve janë vende të tjera interesante për t’u vizituar. Si kryeqytet, Tirana ka muzetë , teatrot, galeritë që përfaqësojnë artet kombëtare”, thuhet në shkrim.
Përshkrime të tjera jepen rreth Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, rreth qytetit të Beratit, kalëse së Krujës, Gjirokatrës , Parkut Kombëtar të Valbonës, Malet etj. Një pjesë e shkrimit i dedikohet edhe kuzhinës shqiptare, ku thuhet se kjo e fundit është e ndikuar nga gatimet greke, italiane dhe turke. Përmenden gjellët e gatuara me mish e perime si dhe sallatë e freskët me të cilën shoqërohet vakti. Specialitete detit janë gjithashtu të zakonshme në qytetet bregdetare, cilësohet në shkrim. Duke e mbyllur shkrimin me një urim special për të gjithë shqiptarët, por duke përmendur edhe kreun e shtetit, Bujar Nishani, gazeta prestigjoze zgjedh kështu t’i kushtojë këtë përshkrim të shkurtër për 104 vite Pavarësi për Shqipërinë./express/a.k