Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë për radion “Alpha”, ka folur për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kotzias tha se Shqipëria do të duhet të plotësojë disa kushte që Këshilli i BE, i cili do të mblidhet në mesin e dhjetorit të japë dritën jeshile.
“Personalisht, unë e dua Shqipërinë në BE, një Shqipëri më e demokratizuar do të jetë dhe një fqinjë më e mirë në të ardhmen”, tha Kotzias.
Ndërsa duke folur për Çështjen Çame, Kotzias tha se nuk kërkon që të rihapë debatet e vjetra, pasi për këtë çështje qeveritë e dy vendeve kanë arritur marrëveshje në të kaluarën.
“Sa për të rikujtuar, në vitet 1991-92 dhe ‘95 janë bërë kompromise jo korrekte. Ne nuk bëjmë asnjë kompromis që është direkt kundër shoqërisë dhe shtetit grek”. tema/d.i.