UPDATE/ Ndërkohë policia ka bërë deklaratën e saj paraprake duke sqaruar se nga aksidenti nuk ka patur humbje në jetë.
Mjeti i cili ka rënë në humnerë është i tipit Volksvagen, i drejtuar nga 28 vjeçari me inicialet J.S, i cili ka humbur kontrollin e makinës.3 pasagjerët sipas njoftimit të policisë janë jashtë rrezikut për jetën.
……….
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Qafë Priskë në Shëngjergj të Tiranës, ku sipas të dhënave të para një automjet ka rënë në humnerë. Në makinë ndodheshin 4 persona, ende të paidentifikuar.
Policia dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje. Terreni në këtë zonë është mjaft i thyer dhe për këtë shkak ndërhyrja bëhet akoma më e vështirë.
Deklarata Paraprake e Policisë
Më datë 27.11.2016, ora 19:20, në vijim të paraprakes së dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Qafë Priskë, mjeti tip “Volksvagen”, me targë TR0642P, me drejtues shtetasin J. S, 28 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, duke rënë në humnerë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po dërgohet në spital me ambulancë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Terreni ishte vështirë dhe dalja nga mjeti e drejtuesit është bërë me ndërhyrjen e zjarrëfikses. Po kryen veprimet.