Një i ri është dënuar me 10 muaj burg, për shkak se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij, dhe i ka jashtëqitur në derën e apartamentin ku shtetasja A.M. banonte, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, ndërsa tashmë gjykata e ka dënuar me 10 muaj burg shtetasin Rigers Merepeza.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se më datë 1 prill 2016 kallzuezja A.M., ka kallëzuar shtetasin Rigers Merepeza me të cilin ka pasur një lidhje dashurie një vjeçare, për shqetësimet e vazhdueshme që ai i ka sjellë, duke bërë që të ndihet e kanosur për jetën.
Ajo deklaron se, ka qenë e lidhur me këtë të pandehur për rreth një vit dhe se përpara një muaji ajo është ndarë me këtë shtetas për shkak se, ai ka ushtruar dhunë fizike disa herë ndaj saj.
Marrëdhënie pa dëshirë.
Madje në disa raste ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe pa pëlqimin e saj. Pavarësisht sa më sipër, i pandehuri nuk e ka lënë rehat që prej ditës kur, ajo i ka thënë që lidhja e tyre mbaronte këtu. Kallëzuesja ka deklaruar gjithashtu se ai e ndjek kudo që ajo shkon, në shkollë, në lokal, në banesë, madje ai e kërcënon edhe nëpërmjet telefonit apo Facebook.
Kallëzuesja deklaron se,i pandehuri i ka jashtëqitur në derën e shtëpisë së motrës,ku ajo banon dhe i hedh shashka plasëse në ballkonin e shtëpisë, duke i krijuar gjendje ankthi dhe frike në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu, ky shtetas i shkon natën në shtëpi dhe e kërcënon nëpërmjet Facebook-ut, se nëse nuk i hap derën e shtëpisë ai do ta vras, duke i thënë gjithashtu se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, ose të kthehet me atë ose do e vrasë.
Arrestimi nga policia
Pas këtij kallëzimi në datën 1 prill 2016, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Rigers Merepeza. I pyetur në lidhje me akuzën i pandehuri Rigers Merepeza, e ka pranuar pjesërisht akuzën, e cila i atribuohet.
Ndërkohë gjatë gjykimit, nëpërmjet mbrojtësit të tij ai u shpreh shumë i penduar për veprimet e kryera prej tij dhe kërkoi një dënim sa më të butë, të barabartë me kohën e paraburgimit.
Ndërkohë, në dëshminë e shtetases A.S, hoqe e kallëzueses është pyetur nga OPGJ në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe ka sqaruar se, Rigers Merepeza ka qenë i lidhur me shoqen e saj A.., por, ka kohë që janë ndarë. Për këtë shkak, Rigersi i ndjek ato ngado që shkojnë. Po kështu edhe shtetasja M.M. ka sqaruar se, Rigersi e përndjek vazhdimisht motrën e saj Arlindën për shkak se, kjo e fundit i ka dhënë fund lidhjes mes saj dhe Rigersit. Ajo tregoi se, janë mjaft të frikësuara nga veprimet e Rigersit pasi, ai është i dhunshëm, hedh mbeturina tek dera e shtëpisë së saj, i bie derës me shkelma e grushte, rri me orë të tëra para shtëpisë së tyre, etj.
Shqiptarja.com/d.i.