Një nga top modelet më të famshme në botë tregon për recetën e saj për të larguar lodhjen nga fytyra.
Që lëkura të duket më e freskët në mëngjes unë e zhys fytyrën në ujë më akull, thotë Kate Moss.
Kur lëkurës sime i nevojitet një freskim, unë përdor këtë recetë. Ndjesia është mjaft e mirë, zbulon Kate për W magazine.
Sasia e madhe e gjakut kështu del në sipërfaqe, duke ndikuar pozitivisht lëkurën.
Në fillim kam menduar që kjo është një recetë kot, nga ato që na serviren gjithmonë, por kur e kam provuar kam mbetur e befasuar nga rezultati .
Këto truke të vjetra gjithmonë kanë sukses, thotë Kate.
BW/d.i.