Rey Manaj është lënë jashtë skuadre për ndeshjen kundër Romës, për arsye disiplinore. Trajneri i Peskarës, Massimo Oddo, deklaroi dje në një konferencë për shtyp se më mirë preferon një lojtar nga të rinjtë se sa sulmuesin shqiptar, për shkak të sjelljes së tij, por refuzoi të jepte detaje se çfarë kishte bërë lojtari.
Sot është marrë vesh se lojtari i huazuar nga Interi ka bërë sherr gjatë stërivjes me portierin e dytë, Vincenzo Fiorillo.
Cm/d.i.