Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi Bashkimin Evropian se Ankaraja mund të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas tentativës për grusht të shteti në korrik.
“Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjatet me tre muaj, më pas ndoshta edhe tre të tjera”, theksoi ai në Stamboll gjatë një fjalimi pas votës në Parlamentin Evropian që kërkon një ngrirje të negociatave për aderim të Turqisë.
“Ky është një vendim që i takon qeverisë dhe Parlamentit turk”, shtoi ai.
Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur pas puçit të dështuar më 15 korrik solli kryesisht arrestimin e të paktën 37 000 personave, që ka shkaktuar shqetësime për BE-në, citohet Koha. (b.an)