Kompania kineze Nio, e ka prodhuar në makinë elektrike me 1,341 kuaj fuqi, që arrin shpejtësi shumë të lartë.
Në pistën e testimeve në Nurburgring të Gjermanisë, ky EV ia ka dalë të lëviz me 300 kilometra në orë.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni NextEv teksa shpejton nëpër rrugë, ndërsa ka një qëndrueshmëri shumë të lartë.
Vetura që pjesët më të mëdha të saj janë nga karboni, shpejtësinë nga zero deri në 200 km/h e arrin për 7.1-sekonda.
Vetëm 45 minuta nevojiten derisa i mbushen bateritë, ndërsa mund të vozitet më pas deri në 426 kilometra. /a.m.