“Një vizitë madhështore”, të tillë e quajtën drejtuesit e “Joycare”, takimin e bërë pak muaj më parë nga ana e Presidentit të “Klik Ekspo Group”, Luan Muhamataj dhe Drejtoreshës ekzekutive Lona Agolli, në qendrën e një ndër kompanive më të prestigjioze dhe më të rëndësishme sot për sot në Evropë, për prodhimin e produkteve të kujdesit vetjak, karrocave për fëmijë dhe elektro-mjekësoret për “të madh e të vogël”.
Një teknologji e rrallë dhe gjithmonë në rritje të produkteve të kujdesit personal dhe eksperienca dhjetra vjeçare e kompanisë italiane, e cila është prezente tanimë në gjithë botën, s’kishte si të mungonte në “Klik Ekspo Group”, panairin vjetor më të rëndësishëm të biznesit në Shqipëri.
“Bashkëpunimi me “Klik” në këtë panair të jashtëzakonshëm, na jep një sinergji pozitive, duke e parë tani Shqipërinë, jo si një pikë mbërritje, por një pikënisje, fillimin e një projekti të rëndësishme drejt tregut ndërkombëtarë”, u shpreh Dr. Daniel Rizzo, kreu i kompanisë “Joycare”.
Prezenca jonë në këtë panair na nderon, pasi për ne do të thotë se “Klik” sheh tek “Joycare” një kompani ku mund të mbështeten në të ardhmen, për tu përfshirë dhe ndërtuar sëbashku, jo vetëm produkte për tregun shqiptarë, por një pikë orientimi dhe për kërkesat e konsumatorit të tregut Ballkanik e më gjerë”, vazhdoi kreu i “Joycare”.
“Jemi të bindur se, produktet tona “Made in Italy”, të përshtatura për një mentalitet drejtuar konsumatorit të mesëm italian, do të mirëpriten shumë mirë dhe për “shijet” e konsumatorit shqiptar, të cilat sipas informacioneve të mia, kanë shumë ngajshmëri me kërkesat e tregut italian për nga cilësia, prakticiteti, dizajnimi, vlerat ekonomike, etj.”, u shpreh Rizzo.
Një nga produktet elitare dhe më inovative që përfaqësuesit e kompanisë kanë më për zemër në këtë panair, janë karrocat për fëmijë “Joyello”, me dizajnin e tyre unik, të cilat peshojnë më pak se 5 kg dhe lehtësisht të manovrueshme për çdo nënë. Teknologjia e kompanisë lider të prodhimeve për bebe në Itali, bënë të mundur që kjo karrocë t’i jap komoditetin femijës së porsalindur për tu rritur gjatë dhe shëndetshëm, por dhe prakticitetin nënës për të lëvizur, bashkëvepruar me fëmijën, vetëm me një lëvizje. Kjo falë aplikimit të teknologjisë së re, të quajtur hapja “çadër”, ku karroca hapet dhe mbyllet vetëm me një buton.
Jemi shumë entuziast për bashkëpunimin me “Paese delle Aquile” (Vendin e Shqiponjave) siç duan të na thërrasin me dashamirësi ata./Lexo.al/a.m.