Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, për 10 mujorin e 2016-ës, niveli i humbjeve u reduktua në 27.5%, rreth 3.5% më pak humbje se një vit më parë, ndërsa arkëtimi i faturave mujore kapi shifrën 47,4 miliardë lekë.
Sipas OSHEE-s, arkëtimet u shtuan me 1.4 miliardë lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa ecuri pozitive vazhdon të ketë edhe treguesi i nivelit të arkëtimit të faturave korente që për këtë vit ka arritur në 47,4 miliarde leke.
Kompania ka shpenzuar shumë më pak për importin e energjisë me synim mbulimin e humbjeve. Nëse në vitin 2013, shpenzoheshin për 10 muaj 116.2 milione euro, për të njëjtën periudhë të këtij viti janë shpenzuar vetëm 47 milione euro.e.xh/a.m.