Ky është momenti kur një 22-vjeçar i bën pritë të dashurës dhe e tërheq nga flokët, teksa ajo po kthehej në shtëpi.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një bllok apartamentesh në një qytet turistik në Spanjë, ndërsa djali është identifikuar si një emigrant ukrainas.
Dukej që ai e dinte se në çfarë ore do të mbërrinte vajza, ndaj i ka zënë pritë tek oborri i pallatit dhe pasi e ka grushtuar e ka tërhequr për flokësh dhe e ka futur brenda me forcë në apartament shkruan Shqiptarja. Mësohet se vajza është një emigrante hungareze e moshës 38 vjeç, ndërsa djali pas pamjeve filmike që u transmetuan në një televizon u arrestua dhe ndodhet para gjykatës.
Mediat nuk bëjnë të ditura arsyet e këtij veprimi të ukrainasit ndaj hungarezes./a.m.