Në një video të publikuar nga Policia, duket momenti kur policia hap furgonin me fëmijë dhe më shumë se gjysma e tyre qëndronin në këmbë pa rrip sigurimi.
Policia këshilloi fëmijët të mos e heqin asnjëherë rripin e sigurimit, ndërsa i tërhoqi vëmendjen drejtuesit të furgonit.
Policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për të respektuar me korrektësi zbatimin e Nenit 170, vendosjen e rripit të sigurimit dhe në rast konstatimi përsëri të mos zbatimit të vendosjes së rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me masë administrative sipas Kodit Rrugor. Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithë javës dhe do vijojnë përditë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, veçanërisht për automjetet që transportojnë nxënës shkollash.
(er.nu/shqiptarja.com) – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/f-mij-t-n–k-mb–n–furgon-policia-mos-e-hiqni-rripin-387804.html#sthash.4UFJx91m.dpuf