Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ftoi kryeministrin hungarez, Viktor Orban në Uashington, sipas një deklarate të dhënë nga vetë kryeministri hungarez për gazetën e përditshme hungareze të biznesit “Világgazdaság” në një editorial të publikuar sot.
“Trump ka deklaruar se ka një konsideratë të lartë për Hungarinë dhe se marrëdhëniet tona do të përmirësohen më shumë me të në Shtëpinë e Bardhë”, tha Orban.
Për ftesën, Orban theksoi se kishte një kohë të gjatë që nuk udhëtonte drejt Uashingtonit duke qenë se konsiderohej si një “dele e zezë”. Orban ka përshëndetur fitoren e zgjedhjeve të Trump si “një lajm i madh, një shenjë e kthimit drejt demokracisë së vërtetë, me mundësinë për të folur sinqerisht, pa frenat, si dhe me rikthimin e korrektësisë politike”.
“Amerika me Trumpin do të ketë një president jo të kufizuar ideologjikisht dhe një person të hapur”, sipas kryeministrit hungarez, Orban. Kryeministri hungarez, Orban ka kritikuar shpesh ish-administratën amerikane për autoritarizëm.