Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, do të vizitojë sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të pritet nga homologu i saj, Haki Demolli. Sipas një njoftimi për media të MFSK-së, pas këtij takimi do të vazhdohet me një takim bilateral mes dy delegacioneve, ku më pas dy ministrat do t’i drejtohen mediave.
Ministrja Kodheli ka ardhur dje në Kosovë, ku mori pjesë në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i cili mbajti një seancë solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Ajo shoqërohej nga ambasadori Qemajl Minxhozi,si dhe mbajti një fjalë rasti para anëtarëve të asamblesë në komunën e Gjilanit.
ma.me
Kjo zonja Kodheli paska premtuar, sot në Prishtinë, se do ta ndihmoj shndërrimin e FSK në Ushtri e Kosovës. Faleminderit! Na e ka heqë në brengë të madhe, pasi të gjithë e dimë, se e ka bërë fetë me Ushtrinë Shqiptare! Për ata që nuk besojnë, mjafton krahasimi USH, vetëm me njërën prej ushtrive në fqinjësi, me atë maqedonse apo malazeze!