Komisioni zgjedhor në Wisconsin ka marrë kërkesë për rinumërimin e votave në shtetin ku fitoi ngushtë Donald Trump si president i SHBA’së dy javë më parë. Kërkesa është paraqitur nga Partia e Gjelbër e kandidates presidenciale Jill Stein.
Stein është zotuar gjithashtu të paraqesë kërkesë për rinumërimet e votave në Michigan dhe Pensilvani, shkruan BBC. Por, Wisconsin, Michigan kanë 16 vota elektorale, kurse Pensilvania 20 vota elektorale, të cilat do të mjaftonin që kandidatin demokrat ta bënin president të Shteteve të bashkuara të Amerikës.