“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të një pune intensive, me qëllim kapjen e autorëve dhe zbardhjen e veprave penale, kanë bërë të mundur goditjen e një grupi, të cilët kryenin vjedhje banesash, kryesisht në lagjen Nr.15”- njofton policia.
Në pranga u vunë shtetasit:
Dorian Deda 18 vjeç, banues në Durrës;
Artur Prenga 21 vjeç, banues në Durrës;
Alban Kaçorri 19 vjeç, banues në Durrës;
Lek Kaçorri 49 vjeç, banues në Durrës.
Lista e vjedhjeve
Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara janë zbardhur dhe dokumentuar 8 vjedhje, kryesisht banesash, të kryera nga shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:
1.Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;
2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55 vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;
3.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;
4.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe, ku kanë marrë 50 000 lekë;
5.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.L.58 vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.
6.Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.
7.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.
8.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
Televizor;
Laptop;
telefona celularë;
gur fresibël dhe sende të tjera.
Si vepronte grupi
D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet, ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme.
Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134,/2 dhe 287/b të Kodit Penal.
ma.me