Ish kreu i degës së PD në Vlorë Moisi Meminaj ka hedhur akuza të rënda drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të demokratëve Arben Ristani dhe drejtuesve të lartë në PD në kryeqytet.
Meminaj shkran përmes një statusi të gjatë në rrjetin e tij social se njerëzit e Ristanit kanë kërcënuar me pistoletë në kokë demokratët në Vlorë.
I larguar pa motivacion nga kryesia e degës në Vlorë, Meminaj shkruan se një riorganizim në këtë kohë i degës në Vlorë do të sillte humbjen direkte në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Meminaj shton se dega në Vlorë është lënë si mos më keq dhe është kthyer në një shtojcë të PBDNJ-së dhe PDIU-së.
Postimi i plotë i Meminajt
Me zastava te koka !!!
Sepse ne i dinim pasojat e riorganizimit prandaj dhe folem. Demokratet e Vlores ishin nder te paret qe folen me ze dhe figure. Shqetesimin e tyre te argumentuar mbi pasojat e riorganizimit ja percollen edhe kryetarit Basha me ane te nje Peticioni.
Ne emer te demokrateve fola dhe une, jo per te ruajtur karriken e kryetarit, absolutisht jo. Jam shprehur kunder riorganizimit duke e quajtur Denim Koletkiv pa Gjyq, kam kerkuar te mos preknin strukturat pasi moren ate qe deshen ne PD dega Vlore, Ju kam thene: Kursejini seksionet.
Si reagoi PDSH; shperfilli totalisht kerkesat e domokrateve. Me thane se po flisja njesoj me gjuhen e kundershtarit, gati , gati te me shpallnin armik te popullit, pse thashe te verteten.
E verteta eshte e hidhur!
Por cfare ka ndodhur realisht me procesin riorganizimit te deges Vlore ?
A kane qendruar shqetesimet e demokrateve te Vlores?
Po e nis me Himaren!!!
Ne analizen pas zgjedhore me 1 Nentor 2015, nder te tjera jam shprehur se me orientim nga lart strukturat tona rast pas rasti u jane bashkangjitur aleateve dhe ne rastin e Himares me PBDNJ, efekti i se ciles perfshiu dhe Hore –Vranisht ku struktura tona bashkepunuan hapur me kandidatin e OMONIAS Bejleri.
Pra procesi i shkrirjes se strukturave tona me ato te OMONIA-s kishte filluar qysh heret, tashme vecse po konkretizohet. Kryetari i Grupseksionit Himare jo vetem militant historik por edhe nje patriot i flakte zevendesohet jo me vot por komandohet nga Kreu i Grupit te Punes me ato te Omonias , mundsisht lidhje gjaku dhe biznesi me perfaqesues te MAVI.
Gjithashtu kane komanduar edhe nje tjeter ne Lukove duke anashkaluar vullnetin e strukturave.
Cfare po ndodh ne Vlore ???
Situata ne Vlore eshte edhe me kaotike, kryetar e sekretar seksionesh militant prej 26 vitesh jane perjashtuar nga procesi zgjedhor, jane zevendesuar ne tavoline me servile, sahanlepires e bij komunistesh. Kryetar grup-seksioni jane skualifikuar pa arsye nga procesi i rizgjedhjes.
Kryetar te grupeve te punes kane perzgjedhur kryetar e sekretar vellezer e motra, xhaxhallare e dajallare vetem e vetem te zgjidhen kryetar dege ose ne sherbim te urdhrave nga lart.
Per interesa te ngushta kontrolli mbi strukturat ndahet grupseksioni Qender ne dy pjese. Aspak ne sherbim te maksimizimit te votes ne 2017.
Dhe me keq akoma sikurse shkruajne portalet “Ne Itali te jesh ne kerkim per vrasje, droge e prostitucion dhe te besh karier ne politike kjo ndodh vetem ne Shqiperi” , dhe ky eshte rasti i nje kryetari grupseksioni i cili me bekimin e tutoreve te vet politikan por vret e po pret.
Dhe strukturat nen presion me kobure zastava te koka.
Dhe po sipas poratleve, qershija mbi torte, familjare te titullareve te deges Vlore, syri dhe veshi te Arben Ristanit, jane pjese aktive te strukturave te PDIU Vlore.
Si ta lexojme ? Marreveshje ? Shitje ?
Ne gjithe kete kaos te duket sikur PD eshte kthyer ne plack lufte dhe harrojne se ajo mbetet pasuri kombetare.
Ec e mere vesh kete pune!
Po deshe mos e beso !
Proces i deformuar =Kryetar i deformuar!
Dega Selenice???
E qete ne dukje por thelle thelle mban ere.
Kjo eshte situata reale ne PD Vlore –Selenice dhe Himare, strukturat ne te gjitha nivelet e saj jane midis dhimbjes dhe zemerimit, ankthit dhe konfuzionit!!!
Kjo nuk eshte PD qe duam!
Ditet e fundit kam degjuar me endje Kryetarin Basha per hapje te PD, belbezova me vete per cfare hapje behet fjale?
Dera e hapur ka qene !
Pasatj ne opozit ska nevoje per hapje, njerzit qe duan vijne vet, ne pushtet po do edhe shqyehe.
Mos ndoshta hapja do te sherbeje si fasho per te ndaluar rrjedhjen ???
Wait and See!!!