Policia e Shkodrës ka asgjësuar 860 bimë narkotike, e llojit kanabis sativa.
Bima narkotike ishte e mbjellë në disa parcela në vendin e quajtur Ferth të fshatit Gomsiqe.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet Z.D., kryeplak i fshatit, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.